Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Mospërditësimet në kategorizimin e bizneseve për taksat vendore, kërkesa e ekspertëve

    April 16, 2025
    Mospërditësimet në kategorizimin e bizneseve për taksat vendore, kërkesa e ekspertëve

    TIRANË– Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin e tatimeve qendrore janë të njëkohshme për të gjithë institucionet e tjera publike, megjithatë, nuk përkthehen automatikisht në përditësim të detyrimeve për taksat vendore.

    Ai sjell në vëmendje raste të shumta kur ndryshimet në xhiron e raportuar nga bizneset në organet tatimore nuk janë reflektuar në llogaritjen e taksave vendore apo raste regjistrimesh të reja.

    “Mungesa e koordinimit mes bashkive dhe administratës qendrore, pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe që kanë, mbetet shqetësuese. Ne kemi klientët tanë që kanë muaj që e kanë hapur biznesin, kanë dërguar dhe njoftim për regjistrim në taksat vendore (edhe pse nuk e kanë detyrim njoftimin) dhe akoma nuk e kanë faturën përkatëse për të paguar taksat vendore, edhe pse afati është 30 ditë pas hapjes së biznesit.

    Apo kemi raste që klientët tanë kanë ndryshuar kategorinë prej xhiros së rritur dhe kjo gjë nuk është reflektuar në kohë në sistem dhe nuk ka pasur faturë për pagesë të gjeneruar, por është shfaqur pas 3 vitesh, bashkë me gjoba dhe kamatëvonesa edhe pse vullneti dhe korrektësia për të paguar ka qenë në çdo kohë”.

    Për zgjidhjen e këtyre problemeve ai rekomandon se fillimisht është i domosdoshëm unifikimi i legjislacionit tatimor, për taksat vendore me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

    “Ndarja e tatimpaguesve sipas xhiros (0-2-8 milionë lekë) bie ndesh me kufirin aktual prej 14 milionë lekësh të përcaktuar në ligjin organik të të ardhurave. Ky mospërputhje nxit shmangien nga formalizimi dhe penalizon padrejtësisht bizneset për diferenca të vogla në xhiro”.

    Ndërsa bizneset sipas tij duhet që të kërkojnë faturat në kohë, të ndjekin ndryshimet e kategorisë edhe pse nuk është detyrim i tyre për të njoftuar, për të shmangur penalitete të panevojshme.

    Bizneset, paqartësi me llogaritjen e taksave vendore për 2025: Mungoi përditësimi i xhiros së vitit 2024

    Mosreflektimi i xhiros reale të vitit 2024 krijoi anomali në detyrimet e taksave vendore të disa bizneseve në Tiranë. Një rast konkret është ai i një restoranti, i cili për vitin 2024 kishte xhiro prej 7,6 milionë lekësh, ndërsa në 2023 kishte realizuar 8,3 milionë lekë. Edhe pse subjekti raportoi xhiron e re në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë, detyrimi për vitin 2025 iu llogarit mbi xhiron e vjetër, duke e klasifikuar si biznes të madh.

    Sipas vendimeve të këshillave bashkiakë, bizneset kategorizohen në disa fasha në bazë të xhiros vjetore: Biznes i vogël: 0–2 milionë lekë dhe mbi 2–8 milionë lekë; Biznes i madh: mbi 8 milionë lekë. Niveli i taksave vendore, si tarifa e pastrimit dhe taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore, ndryshon sipas këtyre kategorive.

    Studiot e kontabilitetit në Tiranë vërejnë se shumë biznese që për një vit kalojnë mbi 8 milionë lekë, paguajnë si biznese të mëdha edhe kur në vitin pasardhës bien nën këtë prag. Arsyeja është se regjistrimi me tatim fitimi nuk ndryshohet automatikisht në sistem, dhe bashkia vijon t’i tarifojë si të tillë.

    Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore sqaroi për Monitor se kategorizimi i subjekteve bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës, sipas të dhënave të ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Për vitin tatimor 2024, klasifikimi tatimor bëhet bazuar në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe këto të dhëna përdoren për të llogaritur detyrimin vendor për vitin 2025./MONITOR

    Drejtori i ujësjellësit Elbasan në SPAK/ Dyshohet se u ka dhënë tendera personave pranë Suel Çelës

    Rama publikoi pamjet e familjes së emigrantëve/ Celibashi: Kryeministri s’e ka bërë foton

    ‘Kujdeset’ për abonuesit në “OnlyFans”, Vanda Nara: Mos u bë plani B i dikujt

    QKB taksat vendore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    April 21, 2026

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    April 21, 2026

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    April 21, 2026

    “Jeta ikën shpejt”, Rama sjell mesazhin e Aleksandrit të Madh për jetën dhe vdekjen

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.