Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Moska mohon shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë: Fluturimi u krye në përputhje me rregullat ndërkombëtare

    September 20, 2025

    Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 u raportua se shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për rreth 12 minuta, përpara se të zmbrapseshin nga avionët italianë F-35 të NATO-s. Ky është incidenti i tretë me avionë ose dronë rusë në hapësirën ajrore të NATO-s brenda një kohe të shkurtër, pas rasteve të ngjashme në Poloni dhe Rumani.

    Ministria ruse e Mbrojtjes reagoi disa orë më vonë, duke mohuar akuzat. Sipas saj, tre MiG-31 kryen një fluturim të planifikuar nga Karelia drejt rajonit të Kaliningradit dhe nuk kanë hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë, duke theksuar se lëvizja u krye “në përputhje me rregullat ndërkombëtare”.

    Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian miratoi paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë. Presidentja Ursula von der Leyen njoftoi se masat përfshijnë ngrirjen e aseteve të gjigantëve energjetikë Gazprom dhe Rosneft, si dhe kufizime të reja mbi përdorimin e kriptovalutave – për herë të parë të përfshira në një paketë sanksionesh.

    Pavarësisht presionit, tetë vende të BE-së – Belgjika, Holanda, Franca, Spanja, Portugalia, Greqia, Sllovakia dhe Hungaria – vijojnë ende të importojnë gaz natyror rus.

    Ndërkohë, SHBA miratoi një marrëveshje për shitjen e raketave dhe sistemeve antitank Javelin, me vlerë 780 milionë dollarë, për Poloninë – një nga vendet ku së fundmi janë regjistruar inkursione të dronëve rusë.

    avionët Estonia Moska
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    April 20, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    April 20, 2026

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    April 20, 2026

    Selin Bollati flet pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Rrugëtimi im u mat me zemrat që preka

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.