Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Mos e anashkaloni sepse ka pasoja, ja çfarë sugjerojnë mjekët për të reduktuar lemzën

    September 10, 2024
    Mos e anashkaloni sepse ka pasoja, ja çfarë sugjerojnë mjekët për të reduktuar lemzën

    Lemza është zakonisht një fenomen i padëmshëm dhe kalon brenda një kohe të shkurtër.

    Ka shumë pak prova që tregojnë se lemza ka një funksion të dobishëm. Sipas studimeve, lemza mund të shfaqet edhe kur një foshnjë është ende në mitër. Lemza gjatë kësaj faze mund të ndihmojë në zhvillimin dhe forcimin e muskujve të përfshirë në frymëmarrje. Në rastet kur lemza vazhdon për disa ditë ose javë, ajo mund të sinjalizojë një problem të thellë shëndetësor, dhe për këtë arsye është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek.

    Të gjithë e dimë se sa e lodhshme dhe e bezdisshme mund të jetë lemza, veçanërisht në situata ku nuk mund ta ndalojmë. Lemza mund të jetë e pakëndshme, veçanërisht kur jemi në shoqëri, nganjëherë ndiejmë se nuk mund ta ndalojmë, pavarësisht sa shumë ujë pimë apo sa kohë e mbajmë frymën. Por ndjesia që shkakton, është edhe shumë e padurueshme.

    Të shqetësuarit nga lemza tani mund të marrin frymë të lehtësuar pasi mjekët kanë zbuluar një metodë që përfshin vetëm katër hapa.

    Siç pretendojnë ata, funksionon. Nxirreni frymën plotësisht, zbrazni mushkëritë tuaja. Merrni frymë thellë dhe mbajeni për disa sekonda. Pa nxjerrë frymën, merrni edhe disa frymë dhe mbajeni për disa sekonda. Përsëriteni hapin e tretë. Lemza është një tkurrje e pavullnetshme dhe e shpejtë e diafragmës dhe muskujve ndër brinjë që zgjerojnë mushkëritë për frymëmarrje, e ndjekur menjëherë nga mbyllja e glotisit.

    “Është një përplasje muskulore që mbyll rrugët e frymëmarrjes pas gëlltitjes. Mbyllja e glotisit është ajo që shkakton tingullin ‘hik’’, shpjegoi dr. Mark Loufman.

    Lemza zakonisht është afatshkurtër dhe Loafman thekson se lemza më e gjatë mund të lidhet me probleme shëndetësore.

    “Episodet më të gjata shoqërohen me një sërë gjendjesh, nga beninje tek ato serioze, megjithëse ndonjëherë nuk e gjejmë kurrë arsyen për lemza të vazhdueshme”, përfundon doktori.

     

    lemza pasoja sugjerimi nga mjeket
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.