PEJË– Familja e Gjestit, fituesit të BBVA4 është përballur me një tragjedi të madhe, ku djali më i vogël i familjes ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Ndërkohë që në lamtumirën e fundit që ju dha dje në Pejë, morën pjesë shumë miq të Gjestit dhe figura të njohura, mes tyre ka qenë edhe Xheneta Fetahu.
Pas lajmeve që qarkulluan në median rozë, për praninë e saj në varrim, Xheneta ka bërë një reagim publik, duke i kërkuar të gjithëve të tregojnë respekt dhe mëshirë ndaj dhimbjes së tyre.
Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehu shqetësimin që varrimi i vëllait të Gjestit është kthyer në skena filmimesh dhe postimesh online. Fetahu theksoi se familja tashmë ka humbur më të dashurin e tyre dhe çdo video apo foto e shpërndarë në rrjete sociale e rëndon edhe më shumë plagën e tyre.
“Në emër të gjithë atyre që e ndjejnë këtë humbje, dua të falënderoj familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë që treguan në këtë ditë kaq të rëndë. Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale,” – shkruan ajo.
Në fund, Fetahu uroi që Zoti t’i japë forcë e durim familjes së Gjestit dhe kërkoi nga të gjithë pak njerëzi: Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë.
Varrimi i djeshëm u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Thirrje të shumta kishte që të respektohej dhimbja e familjarëve duke mos shpërndarë pamje të tilla që do ti prekin akoma më shumë./Radar.al



