Ditën e sotme SPAK dhe agjentët e BKH-së zhvilluan një operacion në Shkodër, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore,
Në lidhje me këtë ngjarje VNA raporton se SPAK ka sekuestruar celularin e shoqëruesit të Tom Doshit.
Siç u kemi raportuar dhe më parë, SPAK shoqëroi mbështetës të PSD-së, persona të dyshuar për krime zgjedhore.
Të tilla aksione u zhvilluan ditën e sotme në Fier dhe Kukës, ku janë kryer kontrolle në disa subjekete dhe u sekuestruan telefona dhe pamje filmike.
Ndërsa më tej zbulohet se janë sekuestuar edhe celularët e anëtarëve të shtabit elektoral dhe një kandidati në Tiranë.


