Pasi burri me të cilin po ndahej e leu me benzinë, i vuri flakën dhe u arratis, Melisa Trëndafili, nënë e dy fëmijëve, ka kërkuar ndihmë nga fqinjët e saj. Ngjarja ndodhi në Korçë, pranë banesës ku jetonte me qira 31 vjeçarja, pasi kishte ikur nga çatia martesore.
E mbuluar nga flakët Melisa Trëndafili që ndodhej mes kalldrëmit të rrugës, mundi të nxjerrë vetëm një klithmë të fortë: “…A ka njeri të më ndihmojë…?”.
Në pamjet filmike duket se Melisa Trëndafili takohet me bashkëshortin e saj dhe në mënyrë të befasishme ky i fundit fillon e spërkat në trup me një bidon të cilin e kishte mbushur me benzinë.
Edhe pse gruaja bën rezistencë, burri i saj Elton Trëndafili arrin ta mposhtë fizikisht duke ushtruar dhunë mbi të, duke i vënë zjarrin me shkrepëse dhe më tej në pamjet filmike largohet më vrap.

