Një burrë 60-vjeçar dhe një grua 48-vjeçare kanë përjetuar momente tmerri në Oqeanin Paqësor pasi varka me të cilën po lundronin pësoi difekt dhe ishte drejt fundosjes së plotë.
Operacioni madhor i shpëtimit për anijen “Spirit of Mateship” filloi rreth orës mesidtës, kur u dërgua një sinjal nga varka.
Varka ishte 90 milje detare në juglindje të Sidneit kur autoritetet u nisën për të shpëtuar çiftin, por në kohën kur ata u afruan, varka ishte tashmë 160 milje detare larg.
Operacioni ishte mjaft i vështirë, duke qenë se erërat frynin me shpejtësi 50-70 km në orë, ndërsa dallgët arrinin deri në 6 metra.
Fatmirësisht, dy pasagjerët u shpëtuan rreth orës 7:30 të mëngjesit dhe u kthyen të sigurt në Sydney pranë familjeve të tyre.


