Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘Moment dobësie, isha aq i ashtu…’- Mësuesi i shkruan nxënëses në FB, i kërkon numrin. Skandal në Elbasan

    September 9, 2024

    Shokues rasti në një shkolle 9-vjeçare në Elbasan, e cila është bërë objekt hetimesh dhe inspektimesh.

    Pasi një mësues i ka shkruar në Facebook një nxënëseje të klasës së 9-të duke i kërkuar numrin e telefonit që të flasin ndonjëherë.

    Kjo situatë për këtë mësues është e përsëritur, gati 1 vit më parë ka bërë po të njëjtën gjë me një tjetër nxënëse, por situata ka kaluar në heshtje.

    Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një mësuesi të shkollës ,i cili tregoi se është bërë objekt sulmesh nga drejtoresha e shkollës vetëm sepse e denoncoi rastin, pasi edhe ky rast do kalonte në heshtje si rasti i parë.

    Ermali thotë se pas kësaj situate drejtoresha e shkollës e ka vlerësuar dosjen e tij me “dobët”, ndërkohë që për 10 vite e njëjta dosje është vlerësuar me “shumë mirë”. Jo vetëm aq, por mësuesi i cili i shkruajti nxënëses dhe mori nga shkolla paralajmërim për heqje nga puna për shkelje etike, po ashtu u pezullua pas nisjes së procesit hetimor është vlerësuar me “mjaftueshëm”. Ermali thotë se e kanë mbështetur të gjithë mësuesit e shkollës të cilët kanë bërë dhe një peticion për drejtoreshën. Por nuk po merret asnjë masë, madje mësuesi në hetim dhe i pezulluar vjen në shkollë dhe është përfshirë edhe në përgatitjet për nisjen e vitit të ri akademik.

    Drejtoresha e shkollës në takim me gazetarët i gënjeu këta të fundit duke thënë se mësuesi nuk ka marrë pjesë në mbledhje, madje ajo tha se për mësuesin që shkruajti në Facebook edhe herën e parë e ka paralajmëruar me heqje nga puna. Ndërkohë për vlerësimin e mësuesit në dosje “dobët” pranon se ka gabuar, duke u shfajësuar se ka qenë në momente tensioni dhe inati, duke anashkaluar profesionalizmin.

    Mësuesi që i shkruajti në Facebook nxënëses pranon se e bëri këtë gjë në një moment dobësie dhe nuk e arsyeton dot veprimin e tij. Mësuesi pranon se ka shkuar në shkollë dhe është përfshirë në proces, ndërkohë që drejtoresha e mohon.

    Për herën e parë që i dha një numër një nxënëse me anë të Facebook-ut thotë se drejtoresha ka bërë një procesverbal. Ndërkohë që drejtoresha kërkon të shfajësohet dhe të thotë se gjithmonë ka vënë në dijeni zyrën vendore arsimore, kjo e fundit e mohon këtë gjë.

    Zyra Vendore Arsimore Elbasan në një përgjigje për emisionin Fiks Fare thotë se nuk ka pasur asnjëherë dijeni më parë për situatë të njëjtë me mësuesin duke hedhur kështu poshtë atë që deklaroi drejtoresha. ZVA Elbasan po ashtu mohon të ketë dijeni që mësuesi ka shkuar në shkollë.

    Ky institucion sqaron se mësuesi nuk duhet të hyjë në ambientet e shkollës deri në vendimin e prokurorisë.

    fiks fare mesuesi ne elbasan numer telefoni nxenesja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    April 17, 2026

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    April 17, 2026

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    April 17, 2026

    Sot protesta e opozitës/ Policia me njoftim zyrtar për tubimin, akset që bllokohen

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.