Site icon Informohu siç duhet

Misteri i personit të tretë në atentatin mafioz, kontrolle në dy klinika private në Shkodër. Dyshohet…

Dy klinika private në Shkodër, janë kontrolluar nga policia kriminale me shpresën e gjetjes së personit të tretë të plagosur, që besohet se ka qenë në makinën tip “Benz” të sulmuar me armë në 30 tetor 2024 në zonën e Dobraçit.

Kush është Izmir Sakica, një nga të dyshuarit për atentatin mafioz në Shkodër (foto)

Sipas gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, kontrollet janë kryer pas dyshimeve të arsyeshme se në këto klinika është paraqitur një person i plagosur dhe pas marrjes së shërbimit mjekësor është larguar sërish, duke mos u mundur të lokalizohet dhe ndalohet nga policia.

Këto dyshime bien mbi prezencën e mundshme të Ibrahim Licit, (person i shpallur në kërkim për ngjarjen e vrasjes së Endri Mustafës), por askush nuk ka dalë me një version zyrtar, nëse ai ka qenë ose jo në makinën e sulmuar me 38 plumba kallashnikovi, dhe më pas të jetë mjekuar pikërisht në një nga klinikat private të Shkodrës.

Në dy klinikat policia ka pasur si qëllim të sekuestrojë pamjet filmike dhe material mjekësore, për të provuar nëse personi i plagosur është paraqitur në këto ambiente për mjekim ose jo.

Exit mobile version