Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tjetërsimi i pronave, arrestohet zv.drejtori Daniel Gjura

    Pas drekave me kriminelë, Rama kryqëzon Elisën: Një ISH-e e larguar pa lavdi nga detyrat më të larta…

    Misteri i 36-vjeçarit amerikan të zhdukur në Shqipëri, familja apel për ndihmë: Kontakti i fundit më 21 maj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Misteri i 36-vjeçarit amerikan të zhdukur në Shqipëri, familja apel për ndihmë: Kontakti i fundit më 21 maj

    July 7, 2026

    Prej më shumë se një muaji, 36-vjeçari amerikan Andrew Bolland rezulton i zhdukur në Shqipëri, ndërsa familja e tij ka bërë apel publik për ndihmë në gjetjen e tij.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH, babai i tij, Arden Bollati, tregoi se kontakti i fundit me të birin është regjistruar më 21 maj, ndërsa që nga 22 maji nuk ka pasur më asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

    “Kemi humbur çdo kontakt me të dhe mendojmë që është i pastrehë dhe pa ndihmë. Ka qenë në Europë dy herë më parë, në vitin 2024. I pëlqen të udhëtojë si turist dhe u dashurua me Shqipërinë dhe njerëzit. Ai punoi si vullnetar në një shtëpi në Shkodër dhe krijoi miqësi. Që nga 22 maji ai është i humbur”, u shpreh babai.

    Sipas familjes, Andrew mbërriti në Shqipëri më 30 prill dhe kishte planifikuar të qëndronte në Tiranë deri më 28 maj, për t’u kthyer më pas në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, përpara se të humbte kontaktet, ai kishte humbur telefonin, pasaportën dhe fjalëkalimet e llogarive të tij, duke e bërë shumë të vështirë komunikimin.

    Babai i tij shpjegoi se gjatë telefonatës së fundit, Andrew shfaqte shenja ankthi dhe shqetësimi.

    “Ai ka mbërritur në Shqipëri më 30 prill. Para se të humbte kontaktet kemi folur në WhatsApp. Kishte humbur telefonin, pasaportën dhe fjalëkalimet. Është minimalist, nuk përdor kartë krediti dhe jeton me pak para. Në telefonatën e fundit, më 21 maj, dukej në panik dhe jo i qetë. Për shkak të spektrit të autizmit ai e ka të vështirë komunikimin social. Ambasada më ka sugjeruar të marr një avokat dhe të ndjek rrugën ligjore”, tha ai.

    Familja beson se 36-vjeçari nuk është larguar nga Shqipëria. Një punonjës i hostelit ku ai kishte qëndruar ka deklaruar se e ka parë në zonën e protestës në Tiranë më 6 qershor.

    “Një person nga stafi i hostelit tha se e kishte parë në zonën e protestës. Ky është informacioni i fundit që kemi për datën 6 qershor”, u shpreh i ati.

    Përveç këtij sinjalizimi, familja ka marrë edhe informacione të tjera që i konsideron të besueshme. Sipas tyre, Andrew është parë më 9 dhe 13 qershor në disa zona të kryeqytetit dhe në Durrës.

    “Jemi shumë të sigurt që bëhet fjalë për të, bazuar në përshkrimet që kemi marrë. Është parë dy herë pranë Lanës, një herë në zonën e Qytetit Studenti dhe një herë në Durrës”, deklaroi babai i tij.

    Familja u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e Andrew Bolland, ta raportojnë menjëherë pranë autoriteteve, me shpresën se 36-vjeçari do të gjendet sa më shpejt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tjetërsimi i pronave, arrestohet zv.drejtori Daniel Gjura

    July 7, 2026

    Pas drekave me kriminelë, Rama kryqëzon Elisën: Një ISH-e e larguar pa lavdi nga detyrat më të larta…

    July 7, 2026

    Misteri i 36-vjeçarit amerikan të zhdukur në Shqipëri, familja apel për ndihmë: Kontakti i fundit më 21 maj

    July 7, 2026

    Argjentina përmbys Egjiptin në fund, Messi dhe Fernandez dërgojnë kampionët në çerekfinale

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.