Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Mirlind Daku, ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë.
Ai postoi foto me të dashurën, në rrjetin social Facebook. Dyshja shihen në ashensor, teksa Daku ka shkrepur foton, por i kujdesshëm për më mos e zbuluar fytyrën e partneres së tij.
Sulmuesi i Shqipërisë, ka tërhequr interesin e disa skuadrave ku mes tyre përmendet Cagliari nga Serie A, por në orët e fundit në skenë ka dalë edhe një klub tjetër. Mediat italiane raportojnë se edhe Genoa, po monitoron situatën e tij.



