“Mirëmbrëma yje” emisioni i moderatores më të preferuar nga publiku shqiptar në episodin e radhës do na zbulojë më shumë mbi jetën personale të Behxhet Pacollit.
Ishte Arbana Osmani ajo që na e zbuloi të ftuarin e episodit të ardhshëm.
Nëpërmjet një Instastory të bërë në profilin e moderatores zbuluam se Pacolli ka dy vajza që lindën nga një lidhje jashtëmartesore.
“Kam dy vajza që kanë lind në lidhje jashtëmartesore. Një Arbëresha, që jeton në Austri, ka ikur. Unë në atë kohë kam qenë 24 vjear” u shpreh Pacolli.
Ky ishte një nga detajet që moderatorja e programit zgjodhi të na e zbulonte përpara se të publikonte episodin e plotë.
Për më shumë na mbetet të presim momentin e publikimit të episodit./ Radar.al

LEXO EDHE:
“E shokuar”/ Ngjarja tek “Fan Noli”, Arbana Osmani: Edhe sa këmbana alarmi si kjo duhet te bien


