Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm në kufi/ 25 ton misër nga Serbia bllokohen në Han të Hotit, të kontaminuar me toksinë kancerogjene

    Skandal ushqimor në Durrës/ Çokollata me krimba të gjallë shitet në rrjetin e supermarketeve “DIAMBE”

    Gjykata Supreme i jep të drejtë administratës Trump: Pasaporta amerikane do njohë vetëm dy gjini

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët, ja nga sa përfitojnë kategoritë përkatëse

    December 21, 2024
    Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët, ja nga sa përfitojnë kategoritë përkatëse

    TIRANË- Mbrëmjen e djeshmeKëshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.  Qeveria ka përcaktuar bonusin e paralajmëruar të pranverës për pensionistët në vend, duke zbuluar sasinë që do të shpërndahet dhe se si ndahen kategoritë e përfituesve.

    Bonusi i pranverës do të jetë 100 euro për ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 50 euro për të gjithë ata që vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë. Për këtë sasi parash do të krijohet një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë për pensionistët, ku do të transferohen 6.3 miliardë lekë për garantimin e bonusit të pranverës.

    Njoftimi i plotë:

    Deklarata për shtyp e Ministrit të Financave – Akti normativ për Buxhetin 2024

    Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

    Ministria e Financave, propozoi disa masa, pas një analize të kujdesshme të ecurisë së ekonomisë dhe treguesve fiskalë për periudhën janar – nëntor 2024.

    Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.

    Do të shpërndajmë 2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël.
    Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.
    Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh.
    Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë .
    Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë.

    Gjithashtu do të alokojmë një fond shtesë prej rreth 1.6 miliardë lekë për për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

    Angazhimi i Minstrisë së Financave mbetet i pandryshuar për të siguruar edhe në vijim trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB-në, si dhe për të garantuar konsolidimin fiskal e qëndrueshmërinë e ekonomisë në tërësi.

    bonusi i pranveres Këshilli i Ministrave qeveria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm në kufi/ 25 ton misër nga Serbia bllokohen në Han të Hotit, të kontaminuar me toksinë kancerogjene

    November 8, 2025

    Skandal ushqimor në Durrës/ Çokollata me krimba të gjallë shitet në rrjetin e supermarketeve “DIAMBE”

    November 8, 2025

    Gjykata Supreme i jep të drejtë administratës Trump: Pasaporta amerikane do njohë vetëm dy gjini

    November 8, 2025

    Pak muaj pas marrjes së mandatit, republikanët mendojnë për pasuesin e Trump, zbulohet pretendenti kryesor

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.