Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lotina dhe Mozzik së shpejti prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

    Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

    Grabitën me armë çiftin gjerman në Shkodër, arrestohet pas 3 javësh 16-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Goditet skema e mashtrimit me Call Center në Shkodër/ Katër të arrestuar, sekuestrohen 152 pajisje elektronike

    July 3, 2026
    Goditet skema e mashtrimit me Call Center në Shkodër, 5 të arrestuar, 15 të tjerë nën hetim

    Një operacion i gjerë policor i koduar “Network” është finalizuar në Shkodër, ku është zbuluar një call center i dyshuar për ushtrim të mashtrimit kompjuterik në lagjen “Vasil Shanto”.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Network”, Vihen ne pranga shtetasit Fabian Popaj, Lisenko Muçaj, Basri Nikshiqi, Nikolin Biba.

    Po ashtu janë proceduar penalisht 61 punonjës, të cilët u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së Policisë, në call center. Uniformat blu sekuestruan 152 pajisje elektronike, nëpërmjet të cilave dyshohet se kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.

    “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në funksion të një procedimi penal, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Network”.

    Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    -F. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, administrator i subjektit;
    -L. M., 43 vjeç, B. N., 41 vjeç dhe N. B., 42 vjeç, të tre banues në Shkodër.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas organizonin veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik në këtë subjekt dhe drejtonin grupet e punonjësve.

    Gjatë operacionit, në ambientet e subjektit u kapën në flagrancë, gjatë ushtrimit të aktivitetit, 61 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

    Gjatë kontrollit të ambienteve u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 152 pajisje elektronike (kompjuterë, laptopë dhe pajisje të tjera të përdorura për ushtrimin e veprimtarisë), një shumë parash, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    aktualitet Call Center në Shkodër operacioni i koduar "Network"
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lotina dhe Mozzik së shpejti prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

    July 3, 2026

    Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

    July 3, 2026

    Grabitën me armë çiftin gjerman në Shkodër, arrestohet pas 3 javësh 16-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

    July 3, 2026

    Goditet skema e mashtrimit me Call Center në Shkodër/ Katër të arrestuar, sekuestrohen 152 pajisje elektronike

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.