Ministria e Arsimit pranon se ka nisur një hetim të brendshëm veç organeve të drejtësisë për të parë si kanë reaguar strukturat e saj të varësisë në shkollën Fan Noli. Kjo lidhur me ngjarjen e rëndë ku si pasojë humbi jetën Martin Cani.
Po ashtu hetimet do fokusohen edhe tek si e ka menaxhuar drejtoria e shkollës me personelin sherrin e adoleshentëve.
Edhe pse ka kaluar 8 ditë nga ngjarja, Ministria thotë se janë ende në proces verifikimi dhe nuk kanë identifikuar përgjegjësit.
Në vendin ku i morën jetën Martinit mesazhet janë të pafundme. Ndër të tjera thuhet: “Shpresoj të jesh duke na parë nga lart e të jesh duke u kujdesur për ne”.


