Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, dha dorëheqjen sot, pas pranimit se kishte dhënë informacione të pasakta në CV-në e tij lidhur me studimet universitare.
Dorëheqja e tij erdhi menjëherë pas publikimit të një artikulli në gazetën Libertatea, që theksonte mosrespektimin e të dhënave mbi vitin e diplomimit dhe universitetin nga i cili ishte diplomuar.
Në një postim në Facebook, Mosteanu shkroi:
“Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus. Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth arsimimit tim dhe gabimeve të bëra vite më parë t’i shpërqendrojnë ata që po udhëheqin vendin tani në misionin e tyre të vështirë.”
Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndan një kufi 650 km me Ukrainën dhe ka përballuar shkelje të hapësirës ajrore nga dronë rusë që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022. Mosteanu gjithashtu ka menaxhuar çështjen e minave në ujërat territoriale dhe ka qenë pjesë e qeverisë së koalicionit pro-evropian, e cila mori detyrën në qershor pas zgjedhjeve presidenciale të përsëritura.
Kryeministri liberal Ilie Bolian falënderoi Mosteanun për pesë muajt e shërbimit dhe njoftoi se Ministri i Ekonomisë, Radu Miruta, do të marrë detyrën si Ministër i Përkohshëm i Mbrojtjes.


