Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestuesja me lot në sy: Sot jam këtu për çdo fëmijë të pambrojtur nga shteti, duam drejtësi

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Si mund të shndërrohej një protestë lokale në një spektakël ndërkombëtar?

    OBSH: Shpërthimi i Ebolës në Afrikë mund të jetë ndër më të mëdhenjtë në histori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ministri Gonxhja takim me Presidentin e Bienales së Venecias, në fokus forcimi i partneritetit kulturor mes Shqipërisë e Italisë

    May 9, 2026
    Komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton javën tjetër për herë të parë Kosovën

    Në kuadër të Bienales së Venecias, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me Presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit institucional të Shqipërisë me Bienalen e Artit dhe Bienalen e Arkitekturës, si dy prej platformave më prestigjioze të diplomacisë kulturore ndërkombëtare.

    Takimi u fokusua gjithashtu në ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjatë që lidh kulturën, arkitekturën, kërkimin dhe edukimin artistik, duke krijuar ura të reja ndërmjet institucioneve, artistëve, kuratorëve, studiuesve dhe brezit të ri. Në këtë kuadër, u diskutua mbi zhvillimin e shkëmbimeve kulturore, bashkëpunimet në fushën e arkivave dhe dokumentimit, si dhe mbi proceset e ruajtjes, ekspozimit, studimit, kërkimit dhe shkrimit kritik mbi historinë e pavilioneve të Bienales ndër vite, me synimin për t’i sjellë dhe aktivizuar këto eksperienca edhe në Shqipëri.

    Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe hapjes së ardhshme të Galerisë Kombëtare të Arteve, si një institucion kyç për artin bashkëkohor shqiptar dhe për zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare në fushën e ekspozitave, arkivave dhe programeve kuratoriale. U diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit për ekspozita të përbashkëta, programe shkëmbimi dhe aktivizimin e arkivave artistike si instrumente të kujtesës kulturore dhe dialogut bashkëkohor.

    Një vëmendje e veçantë iu kushtua perspektivës së krijimit të hapësirave të reja bashkëpunuese për artistë, arkitektë, studiues dhe kuratorë shqiptarë, si dhe mundësisë për një prani më të qëndrueshme dhe afatgjatë të Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë në Bienalen e Venecias, duke e konsideruar atë si një instrument të rëndësishëm të prezantimit ndërkombëtar të identitetit kulturor dhe krijues të vendit.

    Në takim u diskutua gjithashtu mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e Arkitekturës dhe Bienalen e Artit në vitet në vijim, si një mundësi për të pozicionuar vendin tonë në hartën ndërkombëtare të kulturës bashkëkohore, inovacionit urban dhe dialogut artistik.

    Ky dialog do të vijojë edhe me vizita të dedikuara të Presidentit të Bienales së Venecias në Tiranë në një të ardhme të afërt, në funksion të thellimit të bashkëpunimit kulturor dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta strategjike mes dy vendeve.

    Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve Itali–Shqipëri dhe rolin e kulturës si një instrument i rëndësishëm i diplomacisë, zhvillimit dhe bashkëpunimit mes vendeve tona.

    Blendi Gonxhja takim me Presidentin e Bienales së Venecias
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestuesja me lot në sy: Sot jam këtu për çdo fëmijë të pambrojtur nga shteti, duam drejtësi

    June 6, 2026

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Si mund të shndërrohej një protestë lokale në një spektakël ndërkombëtar?

    June 6, 2026

    OBSH: Shpërthimi i Ebolës në Afrikë mund të jetë ndër më të mëdhenjtë në histori

    June 6, 2026

    Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.