Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ministri Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian: Janë goditur 61 grupe kriminale, me EUROPOL 16 skuadra të përbashkëta hetimore

    July 10, 2024
    Ministri Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian: Janë goditur 61 grupe kriminale, me EUROPOL 16 skuadra të përbashkëta hetimore

    Policia e shtetit brenda një viti ka zbuluar 61 grupe kriminale gjithashtu ka organizuar dhe 129 operacione ndërkombëtare me agjencitë partnere.

    Taulant Balla, në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) mbi ecurinë e reformave në kuadër të Procesit të Berlinit, prezantoi disa nga rezultatet vjetore të punës së Policisë, çka përkon edhe me periudhën e tij, të marrjes së detyrës

    “Një vit nga dita kur mu besua detyra, Policia ka ndërmarrë 1,251 operacione kombëtare, pa përfshirë 129 operacione me partnerët ndërkombëtare, 13 janë megaoperacione që kanë vendosur para ligjit 7,934 shtetas. Janë goditur 61 grupe kriminale. Janë zhvilluar operacione të përbashkëta me agjenci të huaja, si me policinë italiane, agjencitë britanike, me DEA apo agjenci të tjera në SHBA, bashkëpunimin e fortë me Policinë gjermane dhe mbështetjen e fortë që jep, Spanjën, Francën. Sapo u përfundua një operacion nën drejtimin e SPAK, kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”, u shpreh ministri i këshillit.

    Gjithashtu  Balla tha se me EUROPOL janë funksionale 16 skuadra të përbashkëta për procedime të përbashkëta, ndaj grupeve kriminal në fusha si trafik narkotikësh, kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikim, pastrim të produkteve kriminale etj.

    Ai vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer të Policisë së Shtetit me SPAK dhe Prokuroritë e Juridikut të Përgjithshëm, pa mbështetjen e të cilëve, u shpreh Balla, se nuk do të ishim në revansh të shtetit kundër paligjshmërisë dhe goditjes së paligjshmërisë

    “Janë të panumërta operacionit, dua të nënvizoj forcimin e bashkëpunimin dhe rritjen e besimit të agjencive partnere ndaj PSH, flas për Interpol, është historike që mbajti konferencën europiane në Tiranë në Qershor. Gjatë periudhës që jam Ministër dhe thirrur për të raportuar, kemi një ulje të numrit të vrasjeve me natyrë kriminale në vend, më e ulëta në këto 33 vite. Dua të shpreh gjithë angazhimin për ta intensifikuar, si indikator i rëndësishëm i punës së PSH dhe rritjen e indikatorëve të sigurisë në vend. Kjo lidhet edhe me imazhin e Shqipërisë, e bashkë ndajmë në këtë tryezë besoj, se një prej arsyeje që të huajt zgjedhin të vijnë në Shqipëri, është edhe siguria publike. Sondazhet e fundit, mbështetur nga UNDP, për besimin e publikut e rendit Policinë  e Shtetit në krye të institucioneve të besuara nga qytetarët me një rritje të dukshme krahasuar me vitet pararendëse” deklaroi kreu i MB-së.

    Luftën kundër krimit të organizuar, e renditi si objektiv strategjik, për goditjen e të gjitha formave të veprimtarive kriminale me fokus luftën kundër prodhimit trafikimit dhe shpërndarjen lëndëve narkotike, goditja e trafiqeve të paligjshme në bashkëpunim me agjencitë e partnerët vendas apo të huaj.

    “Nuk mund të mos përmend, një prej objektivave kryesore si Ministër i Brendshëm, me zbatimin në territor të një Pakete Sigurie në Shkolla që ka sjellë rezultate, rritjen e prezencën së PSH në shkolla. Gjatë zbatimit të operacioneve kombëtare “Tempulli 1 & 2”, kundër drogës, janë 3,080 persona të arrestuar në këtë një vit.  Fokus i veçantë është tek identifikimi dhe arrestimi i personave në kërkim, janë 209 shtetas të ndaluar për veprimtari kriminale, njëri prej tyre sapo është ndaluar.  Lufta kundër kultivimit të kanabisit po vijon një aksion kombëtar, falë edhe mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes me infrastrukturën e tyre, duke përdorur dronët ‘Bayraktar’ në fushën e kultivimit të narkotikëve dhe krime të tjera mjedisore. Kemi 121 procedime me 265 autorë të arrestuar. I bëj me dije çdo qytetari të këtij vendi që viti 2024 është viti për t’i dhënë fund qasjes dhe çdo lloj tentative për kultivim të kanabisit”, tha Balla.

    Fokus sipas tij, mbeten parandalimi i ngjarjeve kriminale. Policia numëron 169 ngjarje të parandaluara. Më tej, armëmbajtja pa leje mbetet objektiv kryesor i punës.

    “Kuvendi duhet të marrë një rol më proaktiv, sa i përket mesazheve që duhet të japim tek qytetarët për një fushatë kombëtare për dorëzimin e armëve pa leje, të cilat janë burim kryesore i ngjarjeve të rënda kriminale”, theksoi Ministri.

    Duke raportuar tek anëtarët e Këshillit, Balla theksoi se  janë lehtësuar proceduarat e kalimit kufitar me vendet fqinje.

    “Në 6 muaj kanë kaluar 6.8 milion shtetas dhe kanë përfituar nga ky regjim 4.5 milion shtetas, sidomos nga Kosova. Po zbatojmë 19 marrëveshje e protokolle me Kosovën, për kalimet kufitare. Në të gjitha PKK me Kosovën kemi lehtësuar lëvizjen, kur mbajnë shtetësi të Shqipërisë apo Kosovës. Angazhimi është që ky regjim të shtrihet përtej sezonit turistik, mes dy vendeve”, u shpreh  ministri i Brendshëm.

    61 grupe kriminale Balla Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    July 21, 2026

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    July 21, 2026

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    July 21, 2026

    Alarm maksimal për stuhi ekstreme në Ballkan! Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut, Shqipëria nën paralajmërim

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.