Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Milionat nga UEFA, si renditja e kampionateve “penalizon” Superioren

    September 25, 2024

    Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s gjatë ditës së djeshme në Pragë, u morën një sërë vendimesh, përfshi këtu edhe dakordësia për shpërndarjen e fondit të solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat Europiane.

    Vitin e kaluar u miratua një rritje e konsiderueshme e këtij fondi për klubet, ndërsa dje u miratuan kriteret për shpërndarjen e shumave të reja për ciklin tri vjeçar 2024-2027. Nëse më parë për fondin e solidaritetit shkonin 4% nga 4.4 miliardë euro të ardhura të parashikuara, që llogaritet 176 milionë euro, kjo shifër është rritur në 7 % dhe klubet që nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane do të përfitojnë 308 milionë euro në total.

    MILIONAT- Në bashkëpunim me federatat anëtare, u vendos një kufi për shpërndarjen në pesë federatat më të mira (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, Francë) ku është konfirmuar se do të marrin nga 10 milionë euro secila. Kështu, fondet në dispozicion për 50 federatat e mbetura do të jenë 258 milionë euro nga 135 milionë që përfitonin më përpara. 70 % e këtyre shumave do të shpërndahen bazuar në pozicionin e tyre në listën e UEFA-s dhe këtu Shqipëria penalizohet disi duke qenë se kampionati kombëtar renditet në vendin e 45-ë në renditjen e UEFA-s. Ndërsa 30% do të jetë proporcionale me shumat e marra nga klubi më fitues i çdo federate.

    PËRFITUESIT- Në javët në vijim do të publikohet edhe skema e re e shpërndarjes së fondit të solidaritetit për tri sezonet pasardhëse. Fondet do të përmirësojnë ose forcojnë strukturat e klubeve dhe standardet e qeverisjes, duke rritur kështu zhvillimin e shëndetshëm të futbollit evropian të klubeve. Një pjesë e fondeve mund të kalojë në klubet e kategorisë së dytë, me marrëveshjen e klubeve të elitës. Për të qenë të pranueshëm, ata duhet të përmbushin disa kritere të UEFA-s për licencimin e klubeve, me kriteret e trajnimit të të rinjve që janë ende një element përcaktues./PanoramaSPORT

    Milionat nga UEFA Superiore UEFA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.