Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Oli dhe Benxhi” e parashikuan? Historia që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori

    Synon të frenojë importet e lira kineze, BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla

    Nufi në Greqi: Të thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje, siguri kibernetike dhe emergjencat civile

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Miliona euro nga Kosova për turizmin shqiptar: Vetëm fundjavat sjellin 195 mln euro

    June 29, 2026

    Studimi i fundit i Aleancës Kosovare të Bizneseve nxjerr në pah ndikimin e madh që kanë qytetarët e Kosovës në ekonominë turistike të Shqipërisë. Sipas të dhënave të prezantuara, vetëm gjatë fundjavave të sezonit turistik maj–tetor 2026, qytetarët pritet të shpenzojnë rreth 195 milionë euro.

    Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten kontribuuesit më të mëdhenj në turizmin e Shqipërisë, duke shpenzuar qindra miliona euro çdo sezon veror. Kështu vlerëson Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e cila, bazuar në një studim të realizuar nga 28 maji deri më 28 qershor 2026, ka analizuar lëvizjen dhe shpenzimet e qytetarëve kosovarë gjatë fundjavave në Shqipëri. Sipas studimit, gjatë pesë fundjavëve të monitoruara, mesatarisht rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar fundjavën në Shqipëri.

    “Për një qëndrim prej dy deri në tre netësh, secili prej tyre shpenzon mesatarisht të paktën 300 euro, duke përfshirë akomodimin në hotele apo apartamente, ushqimin dhe pijet, karburantin, taksën rrugore, transportin, argëtimin dhe blerjet”.

    Kjo do të thotë sipas AKB se vetëm në një fundjavë, ekonomia shqiptare përfiton rreth 7.5 milionë euro nga vizitorët e Kosovës.

    “Duke marrë për bazë të gjithë sezonin turistik nga 1 maji deri më 30 tetor, që përfshin 26 fundjava, shpenzimet arrijnë në rreth 195 milionë euro. Në këtë shifër nuk janë përfshirë pushimet njëjavore apo më të gjata që shumë familje kosovare kalojnë gjatë verës, çka nënkupton se kontributi real financiar është edhe më i madh”.

    AKB vlerëson se këto shifra e konfirmojnë Kosovën si tregun dhe partnerin më të rëndësishëm për turizmin shqiptar.

    Sipas organizatës, vizitorët nga Kosova ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave të hotelerisë, gastronomisë, transportit, tregtisë dhe sektorëve të tjerë të shërbimeve.

    Në reagimin e saj, Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon që ky bashkëpunim ekonomik të mos mbetet vetëm në nivelin e konsumit, por të thellohet përmes investimeve të përbashkëta në sektorin e turizmit, përmirësimit të infrastrukturës rrugore, lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe krijimit të paketave të përbashkëta turistike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

    Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se studimi dëshmon qartë rolin kyç që kanë qytetarët e Kosovës në zhvillimin e turizmit shqiptar.

    “Rreth 195 milionë euro që shpenzohen vetëm gjatë 26 fundjavave të sezonit maj–tetor përbëjnë një kontribut të jashtëzakonshëm për ekonominë e Shqipërisë. Ky partneritet ekonomik duhet të vlerësohet dhe të zhvillohet më tej përmes politikave të përbashkëta dhe investimeve strategjike. Kur fiton turizmi shqiptar, fitojnë edhe bizneset dhe qytetarët në të dy anët e kufirit”.

    Sipas AKB-së, turizmi mbetet një nga urat më të rëndësishme që lidh ekonomikisht Kosovën dhe Shqipërinë, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe duke krijuar përfitime të ndërsjella për bizneset dhe qytetarët./MONITOR

    195 mln euro kosova miliona euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Oli dhe Benxhi” e parashikuan? Historia që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori

    June 29, 2026

    Synon të frenojë importet e lira kineze, BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla

    June 29, 2026

    Nufi në Greqi: Të thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje, siguri kibernetike dhe emergjencat civile

    June 29, 2026

    Publikohen notat e provimit të Lëndës me Zgjedhje të Maturës Shtetërore 2026

    June 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.