Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Milan-Torino/ Sulmi i “kuqezinjve” në krizë, Allegri i beson Fullkrug

    Milan
    March 21, 2026
    Milan-Torino/ Sulmi i "kuqezinjve" në krizë, Allegri i beson Fullkrug

    Milan po përballet me vështirësi të mëdha në sulm në vitin 2026 dhe mungesa e Rafael Leao e ndërlikon edhe më shumë situatën. Trajneri Massimiliano Alegri pritet të rikthejë nga minuta e parë Niklas Fullkrug.

    Vetëm shtatë gola janë shënuar nga sulmuesit që nga fillimi i vitit dhe tekniku pritet të hedhë në fushë Fullkrug si titullar përkrah Christian Pulisic. Mungesa e Leaos vjen si pasojë e një problemi të rikthyer në muskujt aduktorë (të shtunën do t’i nënshtrohet analizave).

    Ndaj Torinos, Allegri synon t’i japë një tjetër shans sulmuesit gjerman, i cili ka luajtur vetëm një herë si titullar që prej transferimit në janar, në transfertën ndaj Fiorentinës. Edhe në këtë rast, si në “Franchi”, partneri i tij në sulm pritet të jetë Pulisic. Amerikani po kalon një moment të vështirë dhe ende nuk ka gjetur golin, ndërsa edhe nga pjesa tjetër e sulmuesve pritej më shumë (Leao 4 gola, Christopher Nkunku 2, Fullkrug 1).

    Mungesa e Leaos e detyron Allegrin të ndryshojë diçka, jo skemën, që mbetet 3-5-2 (me 4-3-3 si alternativë gjatë ndeshjes), por emrat në fushë. Për Fullkrug kjo është një provë e rëndësishme në një sfidë delikate, pasi Torino është rikthyer në formë nën drejtimin e Roberto D’Aversa. Një paraqitje e mirë mund të rrisë shanset e tij për të bindur klubin për një konfirmim në fund të sezonit. Ndërkohë, mbrojtja e Milanit mbetet më e mira në Serie A, por sulmi lë për të dëshiruar, 44 gola në 29 ndeshje dhe vetëm 14 në 12 sfidat e fundit. Në katër ndeshjet e fundit (ndaj Parmës, Cremoneses, Interin dhe Lazios) janë shënuar vetëm 3 gola, duke larguar kuqezinjtë nga kreu i renditjes. Sa i përket formacionit, në krahun e majtë pritet rikthimi i Davide Bartesaghi në vend të Pervis Estupiñán, ndërsa në mesfushë rikthehet Adrien Rabiot pas pezullimit. Për vendin e fundit në mesfushë, përkrah Rabiot dhe Luka Modric, është një balotazh mes Samuele Riçi dhe Jusuf Fofana.

    Milan-Torino Niclas Fullkrug serie A Trajneri Massimiliano Allgeri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    June 18, 2026

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    June 18, 2026

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    June 18, 2026

    Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan, përplaset me një tjetër makinë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.