Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Emiratet e Bashkuara ndjekin shembullin e Anglisë e Australisë! Ndalojnë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    Kërkimet për Eglant Koçin/ Gjendet një trup i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

    Takimi i ministrave të NATO-s, Nufi: Investimet në mbrojtje garanci për sigurinë kolektive

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Milan magjik/ Kuqezinjtë e Konseisaos konfirmohen “mace e zezë” e Interit këtë sezon

    April 24, 2025
    Milan magjik/ Kuqezinjtë e Konseisaos konfirmohen “mace e zezë” e Interit këtë sezon

    Milan magjik! Kuqezinjtë e Serxhio Konseisaos mposhtën me rezultatin 0-3 Interin në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, duke marshuar drejt finales së madhe.

    Falë këtij triumfi Milani konfirmohet si “mace e zezë” e Interit në këtë edicion. Pasi e mposhti në finalen e Superkupës dhe në një nga duelet e kampionatit, kuqezinjtë tani i eliminojnë interistët edhe nga Kupa e Italisë. 

    Dopieta e Joviç dhe goli i Reijnders i siguroi kualifikimin e artë skuadrës së Konseisaos që në finale me shumë gjasa do të përballet me Bolonjën, që në aktin e parë gjysmëfinal mposhti Empolin 0-3.  

    FT: INTER – MILAN 0-3

    Joviç 36′, 50′, Rejinders 85′

    NGJARJET KRYESORE:

    Mbyllet sfida! 

    85′ GOOOOL MILAN 0-3/ Kuqezinjtë të papërmbajtshëm, shënojnë edhe golin e tretë me Rejinders. (VIDEO) 

    83′ Inzagi kryen zëvendësimin e fundit, largohet nga fusha Darmian, vendin e tij e merr Korrea.

    78′ Milani kryen dy zëvendësime, largohet Joviç dhe Pulisiç, në fushë Abraham dhe Loftus Çik.

    68′ Menja bën heroin, portieri francez, i mohon golin mbrojtësi De Vraj, i cili pas një harkimi nga këndi goditi bukur me kokë, por u ndal nga gardiani kuqezi, në mënyrë fantastike. (VIDEO) 

    66′ Rrezikshëm Interi me Lautaro Martinez, por tentativa e tij me kokë ndalet nga portieri Menja.

    59′ Zëvendësim i detyruar te Milani, largohet Gabia i dëmtuar, vendin e tij e merr Çau.

    58′ Interi kërkon golin, gjuajtja e Mkhitarjan përfundon jashtë kuadratit.

    53′ Inzagi kryen menjëherë 4 zëvendësime, largohet Asllani, Dimarko, Taremi, Barela, në fushë, Arnautoviç, Fratezi, Çalhanoglu dhe Zalevski.

    50′ GOOOOL MILAN 0-2/ Luka Joviç kompleton dopietën personale. Pas harkimit nga këndi, sulmuesi serb përfiton në zonë, duke tundur rrjetën. (VIDEO) 

    46′ Starton pjesa e dytë.

    Mbyllet pjesa e parë! 

    45′ Interi në kërkim të golit të barazimit, Bisek provon nga distanca, por tentativa e tij ishte qendrore duke përfunduar në duart e Menja.

    36′ GOOOOOL MILAN 0-1/ Zhbllokohet derbi, Luka Joviç kalon në avantazh kuqezinjtë. Serbi godet saktë me kokë brenda zonës, pas asistit të Himenez. (VIDEO) 

    33′ Lautaro sfumon një shans të artë, duke mos u koordinuar siç duhet brenda zonës. (VIDEO)

    22′ Sërish rrezikshëm Interi, traversa i mohon golin e avantazhit zikaltërve pas tentativës së Dimarkos. (VIDEO) 

    11′ Fantastik Kristjan Asllani që bën një ndërhyrje mjaft të bukur në mesfushë ndaj Teo Hernandez që ka elektrizuar tifozët e Interit. (VIDEO) 

    9′ Moment i artë për Interin, me Darmian, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. Pranë golit zikaltrit. (VIDEO) 

    1′ Derbi i zjarrtë i Milanos starton me 1 minutë heshtje në nder të Papa Françeskut, i cili humbi jetën pak ditë më parë. (VIDEO)

    FORMACIONET ZYRTARE

    INTER (3-5-2): Martinez; Bisek, De Vraj, Bastoni; Darmian, Barela, Asllani, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Taremi.
    Trajner: S. Inzagi

    MILAN (3-4-3): Menja; Tomori, Gabia, Pavloviç; Himenez, Fofana, Reijnders, Teo Hernandez; Pulisiç, Joviç, Leao.
    Trajner: S. Konseisao./PanoramaSport 

    interi Kuqezinjtë e Konseisaos milan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Emiratet e Bashkuara ndjekin shembullin e Anglisë e Australisë! Ndalojnë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    June 18, 2026

    Kërkimet për Eglant Koçin/ Gjendet një trup i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

    June 18, 2026

    Takimi i ministrave të NATO-s, Nufi: Investimet në mbrojtje garanci për sigurinë kolektive

    June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.