Gjatë një kontrolli fizik në ambientet e një subjekti tregtar të autorizuar për Regjimin e Përpunimit Aktiv, u konstatuan mallra me datë skadence të tejkaluar. Konkretisht, u sekuestruan 2,500 kg miell orizi me afat skadence 01.04.2025 dhe 5,150 kg miell për pica me afat skadence 07.04.2025.
Dega e Doganës Durrës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme mielli, pasi rezultoi se produktet kishin kaluar afatin e përdorimit.
Strukturat e Dogana e Durrësit kanë nisur procedurat në bashkëpunim me Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sipas kompetencave ligjore, deri në asgjësimin e plotë të mallit të bllokuar.


