Jahti luksoz që u mbyt në brigjet e Siçilisë ka gjasa të jetë goditur nga një rrjedhë ujore e bërë më e fortë nga ndryshimet klimatike. Kështu shpjegojnë meteorologët sipas të cilëve grykat e ujit janë kolona ajri dhe mjegull uji që rrotullohen.
Jahti Bayesian besohet se është goditur nga një i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Javën e kaluar, temperatura e sipërfaqes së detit arriti një rekord prej 28.9 gradë Celsius, sipas studiuesve spanjollë. Rreth Siçilisë , sipërfaqja e detit lëvizi midis 27.3C dhe 30.5C të hënën.
Kjo energji termike i bën stuhitë më intensive, tha Luca Mercalli, president i Shoqatës Italiane të Meteorologjisë, për gazetën Guardian të Mbretërisë së Bashkuar.
“30 vjet më parë një ngjarje e këtij lloji mund të kishte sjellë erëra prej 100 kmh,” tha ai.
“Sot është 150 kmh, sepse temperaturat e detit prej tre gradë më të larta do të thotë një sasi e madhe energjie për stuhitë. Kur ajri i ftohtë mbërrin është shpërthyes.”
Ashtu si vendet e tjera të Mesdheut, Italia është duke u pjekur nën valët e të nxehtit për dy muajt e fundit.


