Tirana ka mundësinë e artë sot që të rikthehet te fitorja. Përpara tifozëve të saj nuk duhet të zhgënjejë.
Bardheblutë kanë tre rikthime të mëdha, duke filluar nga Dembele, më pas Gjumsi dhe Zharmuni. Jashtë do të jetë vetëm Meta. Skuadra punoi dje paradite në “Skënder Halili” dhe më pas u grumbullua në një nga hotelet e kryeqytetit.
Në portë është i zakonshmi Selmani, ashtu si edhe mbrojtja me Isufin, Dembelenë, Kolën dhe Përgjonin. Më pas dy digat, Jonuzi e Soler. Para tyre një treshe që nis nga Gjumsi, Ismajli dhe Haxhiu. Si pykë e vetme është Zharmuni. Të gatshëm janë edhe Bajroviç, Abah, e ndonjë lojtar tjetër, të cilët janë opsione për trajnerin e bardhebluve.
Problemi i vetëm në ekip janë pesë lojtarët me nga tre kartonë të verdhë. Bëhet fjalë për Micin, Gjumsin, Kolën dhe Solerin, e Ndrecën të cilët u ndëshkuan dje me të verdhë. Nëse luajnë dhe ndëshkohen me durrsakët, humbasin sfidën e radhës me Dinamon që luhet në Elbasan.
Prej ditës së djeshme vazhdon shitja e biletave për sfidën e së hënës me Teutën në stadiumin “Arena Kombëtare”. Çmimet variojnë nga 400 në 3000 lekë. Shitja është “online” aktualisht dhe të hapur janë vetëm sektorët në katin e parë./PanoramaSport


