Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-shoqerursi besnik i Fatos Nanos ironizon Spiropalin: Po te ishe ministre a do flisje?

    Arrestohet këngëtari në lidhje me vd*kjen e adoleshentes në Tesla-n e tij

    “Zjarrvënie nga pakujdesia”/ Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare

    March 26, 2026

    Meta dhe Meta dhe YouTube konsiderohen fajtore se kanë krijuar varësi, ankth dhe depresione tek një përdoruese 20-vjeçare. Rezultati i këtij rasti mund të ketë ndikim të rëndësishëm për qindra padi të ngjashme.

    YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare. Koncerni Facebook Meta dhe platforma e videove YouTube e Google humbën një proces gjyqësor në SHBA lidhur mepotencialin e shërbimeve online për të krijuar varësi tek përdoruesit. Juria e gjykatës në Los Anxhelos arriti në përfundimin se platformat kanë vepruar me pakujdesi dhe nuk i kanë informuar mjaftueshëm përdoruesit për rreziqet.

    Sipas vendimit juria i akordoi paditëses 20-vjeçare një dëmshpërblim prej tre milionë dollarësh, nga të cilat 70 për qind duhet të paguhen nga Meta. Google njoftoi se do ta apelojë vendimin, duke theksuar se YouTube nuk bën pjesë në kategorinë e rrjeteve sociale. Koncerni Meta tha se nuk pajtohet me vendimin dhe po shqyrtojnë opsionet ligjore.

    Funksioni “scroll”

    Paditësja i kishte akuzuar platformat se i kanë dizajnuar shërbimet në mënyrë të qëllimshme për të krijuar varësi tek përdoruesit, për shembull përmes funksionit të pafund “scroll”. Sipas saj ajo kishte filluar t’i përdorte këto platforma që në fëmijëri dhe i lidh depresionin dhe ankthin që ka, me përdorimin e këtyre platformave.

    Padia qe drejtuar kundër YouTube dhe platformës Instagram, që i përket Meta-s. Kompanitë pas konkurrentëve Snapchat dhe TikTok e shmangën procesin përmes një marrëveshjeje.

    Rezultati i këtij rasti mund të ketë ndikim të rëndësishëm për qindra padi të ngjashme. Meta dhe Google i hodhën poshtë akuzat. Para jurisë dëshmoi edhe shefi i Meta-s, Mark Zuckerberg.

    Para procesit në Los Anxhelos një juri në shtetin amerikan Nju-Meksiko e dënoi Meta-n me një gjobë prej 375 milionë dollarësh, duke arritur në përfundimin se kompania nuk kishte marrë masa të mjaftueshme për të mbrojtur përdoruesit e rinj. Meta ka paralajmëruar se do ta apelojë edhe këtë vendim./DW

    meta YouTube
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-shoqerursi besnik i Fatos Nanos ironizon Spiropalin: Po te ishe ministre a do flisje?

    April 17, 2026

    Arrestohet këngëtari në lidhje me vd*kjen e adoleshentes në Tesla-n e tij

    April 17, 2026

    “Zjarrvënie nga pakujdesia”/ Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit

    April 17, 2026

    Me 3 djem në hotel/ E dr*guan dhe e lanë të vdiste në rrugë, rrëqeth babai i 19-vjeçares shqiptare: Sot kam dasmën dhe varrimin e saj

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.