Leo Mesi po dominon këtë Kupë Bote me lojërat e tij dhe aftësinë e tij për të ndryshuar edhe ndeshjet më të vështira pavarësisht se tashmë ka mbushur 39 vjeç. Ishte ai që mori përsipër gjithça në fazën e fundit të ndeshjes kundër Anglisë, kur shpiku dy asiste.
Krahasuar me rivalin e tij të madh, Kristiano Ronaldon, asi i Interit Majemi ka bërë ende histori pavarësisht si do të shkojë finalja kundër Spanjës. Të pyetur nëse ai ka mundësi të fitojë “Topin e Artë”, nga FIFA ka mbërritur një përgjigje e shkurtër. “Nuk ka asnjë arsye pse jo, organizatorët “France Football” e kanë konfirmuar”.
Arsyet e FIFA-s
Gjatë kësaj Kupe Bote, ata kanë publikuar një artikull në seksionin ‘salla e shtypit’ të faqes së internetit të “Topit të Artë” me një titull që pyet ‘A mund ta fi toni Topin e Artë pa luajtur për një klub evropian?’ Mjaft qesharake një gjë e tillë. Aty ata kanë ngjitur një foto të Kristiano Ronaldos si fotografi të artikullit si në një përpjekje për të qetësuar ushtrinë e tij të ndjekësve në internet, ose thjesht duke qenë të pafytyrë por ne të gjithë e dimë vërtet se kujt i përket kjo pyetje. E thënë thjesht, ndryshe nga e kaluara, nuk ka rregulla që përjashtojnë Mesin ose këdo tjetër që nuk luan në Evropë nga fitimi i çmimit në 2026.
“Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, pak histori,” shpjegojnë ata. “Krijuar në vitin 1956 nga “France Football”, “Topi i Artë” fillimisht shpërbleu lojtarin më të mirë evropian që luante në një ligë evropiane. Kjo zgjati deri në vitin 1995, kur trofeu u bë global, ndërsa ishte ende i rezervuar për lojtarët që luanin në një ligë evropiane. Por që nga viti 2007, nuk ka pasur kufizime. “Topi i Artë” shpërblen lojtarin më të mirë në botë.
Përse Mesi është më i kuotuari
“Në të vërtetë, ata theksojnë se Mesi e ka fituar tashmë këtë çmim si lojtar i MLS-së, duke u bërë futbollisti i parë në historinë e futbollit për meshkuj që e fi ton “Topin e Artë” (Ballon d’Or) pa përfaqësuar një klub evropian. Argjentinasi fi toi Topin e tij të tetë të Artë, duke zgjatur rekordin, në tetor të vitit 2023, vetëm disa muaj pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, mungon një detaj shumë i rëndësishëm, gjatë periudhës së vlefshmërisë për atë edicion të çmimit, gjithçka që u vlerësua kishte ndodhur përpara se ai të firmoste me Inter Majemi.
“Që nga viti 2022, “Topi i Artë” vlerësohet mbi bazën e sezonit (nga gushti deri në korrik), dhe jo më sipas vitit kalendarik”, shpjegon “France Football”. “Kjo do të thotë se, për pjesën që lidhet me klubet, juria e bazoi gjykimin e saj në paraqitjet e Mesit me PSG-në, klubin që kampioni i saposhpallur i botës e la në verën e vitit 2023”. Që prej asaj kohe, Mesi nuk është përfshirë më në listën e ngushtë të kandidatëve.
Pavarësisht nëse Argjentina e fi ton apo jo fi nalen kundër Spanjës, gjithçka tregon se Mesi do të fitojë për herë të tretë “Topin e Artë” të Kupës së Botës, çmim që i jepet lojtarit më të mirë të turneut. Vendi i tij në listën e kandidatëve për këtë vit duket pothuajse i sigurt. Por nëse ai arrin të zhvillojë edhe një ndeshje të madhe dhe ta udhëheqë Argjentinën drejt triumfi t në Kupën e Botës, atëherë do të jetë kandidati kryesor për të fi tuar Topin e tij të nëntë të Artë. “France Football” e ka bërë të qartë këtë.


