Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milionerët e majtë në dasmën e Alex Soros, Rama fjalim urimi për çiftin

    Nesër samiti i SEECP në Tiranë/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

    Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet automjeti në Velipojë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Mesfushori i njohur italian: Përpara Igli Tares dridhesh, plus për kuqezinjtë

    May 22, 2025
    Marco Parolo S.S. Lazio during FC Internazionale vs SS Lazio , Italian football Serie A match in Milan, Italy, February 14 2021 PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xLiveMedia/FrancescoxScaccianocex/xLiveMediax 0

    Marko Parolo është një nga lojtarët që e njeh mirë Igli Taren, pasi me të ka kaluar disa vite te Lacio. Mesfushori i njohur italian, aktualisht analist i DAZN-n, ka zbuluar disa sekrete të drejtorit të ri sportiv të kuqezinjve, që pritet të marrë sa më shpejt detyrën.

    Çfarë mund t’i sjellë Igli Tare skuadrës së Milanit?

    Milanit do t’i bashkohet një profesionist i vërtetë që ka dëshirë të madhe për t’u rikthyer në botën e futbollit. Do të jetë një plus për klubin sepse vjen me energji dhe i karikuar pasi ka studiuar mirë terrenin gjatë këtyre 2 sezoneve ku ka qenë pushim. Pasi punoi për 15 vite në Romë, ka zgjeruar horizontin dhe ka ndërtuar një eksperiencë të rëndësishme në futbollin europian.

    Na tregoni pak për karakterin e tij. Çfarë personi është brenda dhomave të zhveshjes?

    Ai ka karizëm, ide të qarta, besueshmëri dhe autoritet. Në dhomat e zhveshjes kërkon dialogun dhe kërkon t’i kuptojë lojtarët, t’i njohë edhe jashtë fushës së lojës për t’u futur në mendjen e tyre. Është një njeri që di të sillet ashpër dhe butë. Por kur është i ashpër përpara tij, të dridhen këmbët. Ka të njëjtën mënyrë sjelljeje me të gjithë, edhe me lojtarët më të rëndësishëm. Më kujtoheshin diskutimet që kishte edhe me Klosen dhe Luis Alberton, kur bënin diçka që atij nuk i pëlqente.

    Ai ka qenë i zoti edhe në disa goditje në merkato…

    Ka pasur intuitë të madhe. Ka marrë lojtarë që paguheshin pak në atë kohë dhe i vlerëson me kalimin e viteve. Ai vuri bast për Luis Alberton që në pjesën e parë ka pasur probleme dhe donte të ikte. Ai e bindi që të qëndronte edhe në pak muaj shpërtheu. MilinkoviçSaviçin ia rrëmbeu Fiorentinës dhe u bë goditja e karrierës për të. Tares i pëlqejnë lojtarët që kanë fizik, forcë dhe kualitet.

    Si mundet që ai arrin i pari te talentet që nuk janë shumë të njohur?

    Shikon shumë video dhe shumë kampionate. Te Lacio përpara dhe pas dritareve të merkatos ai mbyllej çdo ditë në dhomë me një video-analist për të vlerësuar karakteristikat e lojtarëve të mundshëm. Një herë, përpara se të transferonte Kaisedon, më shpjegonte se çfarë lojtari ishte dhe si mund të përshtatej te Lacio.

    Po në përditshmëri si është?

    Ai të bën që ta ndiesh prezencën e tij dhe me të ke takim të vazhdueshëm. Është gjithmonë prezent në stërvitje dhe sytë e tij janë dy sy më shumë, të rëndësishëm dhe të vlefshëm për të kuptuar momentin që kalojnë lojtarët. Kur unë shkoja në qendrën stërvitore, ai ishte i pari dhe kur unë ikja, ai ishte sërish aty./PanoramaSport

    Spiropali për humbjen e Artan Lames: Dijet dhe talentin i vuri në shërbim të ndryshimit të Shqipërisë

    Igli Tare Marko Parolo Mesfushori i njohur italian Milani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milionerët e majtë në dasmën e Alex Soros, Rama fjalim urimi për çiftin

    June 15, 2025

    Nesër samiti i SEECP në Tiranë/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

    June 15, 2025

    Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet automjeti në Velipojë

    June 15, 2025

    Berisha premtoi se do rrëzonte Ramën, por po ‘rrëzon’ komisionerët e PD-së

    June 15, 2025
    Mos e humb
    Fokus June 7, 2025

    Si u tallën punonjësit me Fatos Nanon në Athinë, profecia që i tha grekja në Hotel: Ja çdo u ndodhë shqiptarëve

    Nga Marko Caka, Nju Jork Në pranverën e 2003 në kryeqytetin grek të Athinës zhvillohej…

    Kjo e sotmja nuk është vetëm një ndeshje futbolli…dhe një fotografi e Vuçiç me “Isa Boletinin” ne Tiranë

    Me aeroplanë druri kundër nazistëve, legjenda e “Shtrigave të natës”

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 15 Qershor 2025

    Shenjat më karizmatike të horoskopit? Ja kush magjeps me prezencën e vet!

    Shpirt hakmarrës dhe posesiv/ Këto janë 3 shenjat më xheloze të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.