Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mesazhi i fortë i DASH për qeverinë shqiptare, “merrni parasysh kërkesat që ju bën Altin Dumani, rrezikoni…”

    December 19, 2024

    Zëvendës ndihmës sekretari i DASH, Aleksandër Kasanof ka dhënë një mesazh të fortë dhe të qartë ndaj maxhorancës dhe opozitës shqiptare, për të votuar ndryshimet kushtetuese në reformën në drejtësi dhe për t’i dhënë mundësinë prokurorëve të SPAK që të rizgjidhen në detyrë edhe për një mandat tjetër 9 vjeçar.

    “Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Pavarësia e SPAK merret vendimtare dhe është kthyer në institucionin më të besuar në Shqipëri. Institucionet ndërkombëtare kërkojnë ekspertizën e SPAK për të luftuar krimin e organizuar shqiptar në vendet e tyre…

    Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.

    SPAK mbush 5-vjeç! Dumani: Dhamë mesazh se drejtësia nuk ka anë. Na janë kërcënuar edhe familjarët!

    Dështimi për të realizuar këtë rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në historinë shqiptare, dhe rrezikon humbjen e profesionisteve tuaj më me përvojë dhe njohuri institucionale”, tha Kasanof.

    Ky ishte një mesazh i qartë për mazhorancën dhe opozitën shqiptare, nga një zë i rëndësishëm i DASH.

    Theksojmë këti që kreu i SPAK, Altin Dumani e ka ngritur disa herë këtë shqetësim. Ai ka kërkuar zgjatje për mandatin e prokurorëve të SPAK.

    Por për të ndërmarrë një hap të tillë, maxhoranca dhe opozita duhet të votojnë ndryshimet Kushtetuese për të mundësuar riaplikimin për qëndrimin e prokurorëve në detyrë për një mandat të dytë.

    Pas përfundimit të mandatit sipas legjislacionit aktual, prokurorët e SPAK rikthehen në detyrat që kanë patur në prokuroritë e nivelit të dytë apo në funksionet që kanë kryer më parë.

    Çfarë ka kërkuar Dumani

    Altin Dumani: Çështja nuk ka të bëjë me interesat e karrierës tonë personale. Së pari është i njohur konstatimi që kudo ku ka mandat nuk ka qëndrueshmëri në rezultate. Së dyti mendojeni në një rast të tillë ku është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkëpunim me agjenci brenda apo jashtë vendit.

    Ju keni hetuar, keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, bukur dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati.

    Problemi është sa efektiv do të jetë ai tjetri. kur ti heton vetë një çështje e ndjek që nga dita e parë, fillon e dashurohesh me çështjen, e njeh në çdo detaj, edhe në 12 të natës kur ti je në gjumë, je në gjendje të dish ku është pika e fortë e çështjes dhe ku është pika e dobët, cilat janë veprimet që ke kryer dhe kush është veprimi i radhës që do të kryhet

    Aleksandër Kasanof Dumani zgjatja e mandatit te prokuroreve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    April 29, 2026

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    April 29, 2026

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    April 29, 2026

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.