Arrestimi i një mësuesi është padyshim një ngjarje e rëndë. Më e rëndë akoma është akuza për ngacmim seksual.
I tillë është rasti i fundit që vjen nga shkolla ‘Sotir Gura’ në Korçë. Rasti i ka lënë të gjithë prindërit të shokuar.
Familjarë të nxënësve shprehen të tronditur dhe kërkojnë masa më të shtuara për çdo mësues që bëhet pjesë e sistemit arsimor.
“Çfarë të them unë? Në mësues që duhet të edukojë fëmijët dhe të sillet në atë gjendje? Është shumë e rëndë. Kur mësuesit vihen në detyrë duhet të shikohen mirë, të merret CV e tyre, e kaluara, këtë mendoj”, thotë një prind.
“Këto gjëra nuk janë në moment, që bën këtë gjë, është më përpara, jemi shumë të shqetësuar, më dridhet mishi. Nuk është hera e parë që kemi dëgjuar, po themi hajde se mbase marrin masa, po asgjë, prapë vazhdohet”, shprehet një tjetër.
Zbardhen bisedat +18 mes mësuesit dhe nxënëses së tij: Ta heq unë sikletin duke të prekur
Të mërkurën mësuesi i shkollës 9-vjeçare ‘Sotir Gura’, i identifikuar nga policia si Bledar Duro u arrestua.
Ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij me mesazhe në Whatsapp.
14-vjeçaret ngacmoheshin prej gati 1 muaji me mesazhe me përmbajtje të rënda, të cilësuara nga grupi hetimor si mesazhe skandaloze.
Ishin vetë nxënëset së bashku me prindërit që ju drejtuan policisë së Korçës për të denoncuar rastin.
Zbardhet ngjarja/ Mësuesi në Korçë joshte nxënëset e tij me biseda +18 (EMRI)

