Mozzik dhe Lotina një nga çiftet më të përfolura të shoëbizit shqiptar kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të romancës mes tyre.
Ndërkohë nga ana tjetër, Mika dhe Lutfi Haziri në një intervistë për “Canape” në T7 na zbuluan detaje në lidhje me romancën e vajzës së tyre.
Ata na tregojnë se si e kanë pritur lidhjen në momentin e parë që e kanë mësuar.
Mika Haziri: E kam pritur mirë, në fillim edhe pse Loti fillimisht më ka njoftuar mua, megjithatë thjesht donte të më merrte mendimin, mami, kam shkruar, ç’thua, si është, edhe i kam thënë mos u ngut njëherë, kujdes, por në momentin që jam njohur dhe tani e kemi bërë familjare, më pëlqen është shumë djalë i mirë.
-E keni paragjykuar ndonjëherë rolin e tij në muzikë?
Mika Haziri: Jo, ndoshta sepse nuk e kam ndjekur më herët, repin e anashkaloj, s’kam as keq, as mirë. Por tani kam parë që kishte këngë të mira.
Lutfi Haziri shprehet se nuk ka pasur paragjykime në familjen e tyre, madje kishin ndjesinë se njiheshin prej kohësh.
Lutfi Haziri: Unë e kam ndjekur, nuk kemi paragjykime në familje realisht, as unë, as Mika. Edhe në familje të gjerë nuk kemi paragjykime. Edhe për Mozin pak a shumë, emër publik, ka qenë i njohur, i dëgjuar, por ajo që neve na ka ofruar është lumturia që Loti e ka gjetur dhe në takimin e parë ne jemi pranuar, kemi pasur ndjenjën që jemi njohur shumë.
-Si ishte takimi i parë me të?
Lutfi Haziri: Sikur ta njihnim gjithmonë dhe porosia ime ka qenë kujdesuni për njëri-tjetrin si për veten tuaj, si për sytë tuaj dhe fundja ne e gjejmë lumturinë si prindër te lumturia juaj, gjithçka që e keni bashkë neve na plotëson, na gëzon. Po presim me padurim t’i bëjmë familjet tona bashkë, më të mëdha dhe kjo lidhje po bëhet më e fortë, më e qëndrueshme, më e çeliktë.
LEXO EDHE:
“Ngjason me Loredanën”/ E dashura e Mozzik nuk ua përton ndjekësave, ja çfarë shkruan ajo
Mozzik më romantik se kurrë më parë: Ti je gjithçka që kam dashur gjithë jetën
Mozzik në krah të vjehrrit, poston foto për here të parë me Lutfi Hazirin


