Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të shtyjë përpara dialogun me Serbinë, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Përmes një letre zyrtare urimi për mandatin e ri qeverisës, Merz thekson se përpara qeverisë së Kurtit qëndrojnë sfida të rëndësishme, por shpreh besimin se ai do të marrë vendimet e duhura për të çuar përpara integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Kancelari gjerman nënvizon se përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me Serbinë mbetet një element kyç në këtë proces.
Në fund të letrës, Merz siguron se Gjermania do të vijojë të jetë një partner i fortë dhe i besueshëm për Kosovën, duke e mbështetur në përballimin e këtyre sfidave.


