Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mersini: Niveli i Vjosës arrin 8.6 metra, evakuohen 13 familje në Vlorë

    January 7, 2026

    Niveli i lumit Vjosa ka arritur në kuotën kritike prej 8.6 metrash, duke detyruar evakuimin e 13 familjeve nga zonat e rrezikuara në qarkun e Vlorës. Autoritetet lokale dhe policia ndodhen në terren për monitorimin e vazhdueshëm të situatës.

    Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, së bashku me drejtorin e Policisë së qarkut, Elidon Çela, po ndjekin nga afër zhvillimet në zonat e prekura. Në një prononcim për mediat, Mersini tha se situata paraqitet aktualisht kritike për shkak të prurjeve të larta të lumit.

    “Prurjet janë në nivelin 8.6 metra. Në orët në vijim presim një ulje graduale të sasisë së ujit, pasi zona jugore nga ku vijnë prurjet është stabilizuar dhe kjo pritet të reflektohet brenda 12 orëve,” u shpreh kryebashkiakja.

    Ajo bëri të ditur se gjashtë familje të tjera ndodhen në zonë me risk të lartë dhe do të evakuohen nëse niveli i ujit tejkalon këtë kuotë. “Deri tani, 13 familje janë larguar ose janë vënë në gatishmëri për t’u larguar nga zonat e rrezikuara,” shtoi Mersini.

    Nga ana e tij, drejtori i Policisë së qarkut Vlorë, Elidon Çela, deklaroi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

    “Kemi në dispozicion mjete me kalueshmëri të lartë dhe, në rast nevoje për evakuime të tjera, policia dhe emergjencat civile do të ndërhyjnë menjëherë kudo që të kërkohet,” theksoi Çela.

    Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.

    Brunilda Mersini Niveli i Vjosës Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.