Velipojë- Një automjet ka marrë flakë në ecje rreth orës 14:40, në aksin rrugor Velipojë-Shkodër.
Policia bën me dije se në timonin e mjetit ka qenë një femër dhe nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.
“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtuese shtetasen A. T. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të zjarrit”.
Përgatiti Radar.al


