FIER– Orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, një magazinë me materiale kozmetike është përfshirë nga flakët në Fier.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
Bëhet me dije se garazhi është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar menjëherë një mjet zjarrfikës i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve ndërsa e pranishme ndodhet dhe policia e grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e zjarrit.


