Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Mero Baze/ Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

    January 17, 2026

    Ftesa e Presidentit Trump për kryeministrin e Shqipërisë që të jetë pjesë e Bordit të Paqes, që do të administrojë Gazën bashkë me disa personalitete të njohura me ndikim në botë, është lajm i mirë për Shqipërinë. Është lajm i mirë jo vetëm për rolin që i jep Shqipërisë dhe Edi Ramës në krah të Perëndimit në një nga misionet më të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe për t’i dhënë një shuplakë narrativës idiote që përpiqet të mbajë gjallë Berisha brenda vendit, duke e paraqitur Shqipërinë si një “narkoshtet”, që është në listë të kuqe të Perëndimit.

    Ftesa personale për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tregon rreshtimin e Shqipërisë në anën e duhur të historisë në politikën ndërkombëtare dhe lidhjet e forta që ka krijuar kryeministri i Shqipërisë me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, duke i dhënë peshë fjalës së Shqipërisë në një nga krizat më të dhimbshme të botës që ka ndikim të drejtpërdrejtë në paqen botërore.

    Kjo është e gjitha meritë e të qenit të Edi Ramës kryeministër i Shqipërisë.

    Dhe për këtë opozita e Shqipërisë duhet të dalë e ta falënderojë Edi Ramën që e ka bërë Shqipërinë të rëndësishme për botën dhe për aktorët më të rëndësishëm të saj të angazhuar në zgjidhjen e një krize nga më delikatet në histori.

    E di që duket kërkesë e ekzagjeruar, por vetëm kështu mund të shmangin tronditjen e shkaktuar tek mbështetësit e tyre trushpëlarë që prisnin të zbarkonte Trumpi me forcat Delta, ta arrestonte si narkotrafikant dhe të sillte Berishën në pushtet.

    Nevoja për të gënjyer turmat që të ndjekin pas, duke i mbajtur me shpresa të kota, të bën shpesh që të besosh edhe gënjeshtrat e tua dhe në këtë rast është një zgjidhje e mirë të bësh sikur nuk ka ndodhur gjë dhe ta falënderojë kryeministrin për këtë rol të ri të Shqipërisë në botë. Kështu edhe ata trushpëlarët që e ndjekin pas, do të besojnë që edhe këtë e ka rregulluar Berisha për të mirën e Shqipërisë dhe nuk është meritë e Edi Ramës.

    Pavarësisht kësaj, është rasti të kuptojmë se Shqipëria është një aleat historik i SHBA dhe politika e SHBA për Shqipërinë nuk bazohet në miliona të paguara për lobistë dhe as nuk bëhet te kafja e SHQUP-it, por bazohet te fakti që është një vend aleat i rreshtuar pro saj.

    Ndaj është rasti i mirë që opozita e Berishës të kuptojë se nuk duhet të harxhojë më miliona të nxijë Shqipërinë si narkoshtet, dhe as miliona të tjera për të pastruar biografinë e Sali Berishës si “non grata”. Me pak vullnet mund të flasin mirë për Shqipërinë dhe të zgjedhin dikë që e nderon dhe përfaqëson opozitën me dinjitet, që ta përfaqësojë po ashtu Shqipërinë në të ardhmen si kryeministër./TemA

    donald trump Edi rama Mero Baze opinion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    June 8, 2026

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    June 8, 2026

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    June 8, 2026

    Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

    June 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.