Mentor Hima është emëruar Administrator i ri i OSHEE-së, duke marrë drejtimin e një prej institucioneve kryesore në sektorin energjetik në vend.
Ai zëvendëson Enea Karakaçin, i cili është emëruar ministër i Energjitikës dhe Infrastrukturës. Emërimi i Himës është bërë ditën e sotme, duke sjellë një ndryshim në drejtimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.


