Megatek vijon angazhimin e saj për përmirësimin e arsimit të lartë dhe profesional, duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi 5-vjeçare me Universitetin Politeknik të Tiranës. Përmes kësaj marrëveshjeje, Megatek do të mbështesë të gjitha fakultetet inxhinierike të universitetit Politeknik, si inxhinierinë e ndërtimit, arkitekturës, hidroteknikës, elektrike, mekanike, mekatronike, teknologjinë e informacionit dhe inxhinierinë tekstile dhe të modës. Kompania do të pajisë laboratorët me mjete moderne, duke siguruar infrastrukturën e nevojshme për trajnime të avancuara dhe praktika të nivelit të lartë për studentët shqiptarë.
Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Megatek për të mbështetur arsimin profesional në Shqipëri, duke ofruar mundësi të reja për studentët. Për vite me radhë, Megatek ka ndërmarrë iniciativa të rëndësishme në këtë fushë, duke përfshirë programe trajnimi për aftësitë profesionale dhe bashkëpunime me institucione arsimore. Me këtë marrëveshje të re, Megatek synon të ofrojë më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë, duke i ndihmuar ata të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe të avancojnë në karrierat e tyre inxhinierike, duke i pajisur me njohuri dhe aftësi të nevojshme.
Megatek, kompania lider në rajon, vazhdon të qëndrojë pranë zhvillimeve të komunitetit duke ndihmuar në përballimin e sfidave që kanë rëndësi për shoqërinë tonë. Me përkushtimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, Megatek kontribuon jo vetëm në krijimin e mundësive të reja të punësimit por edhe në forcimin e ndërgjegjes shoqërore për çështje të rëndësishme si mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i kulturës lokale. Duke ndihmuar në projekte sociale dhe mjedisore, ne përpiqemi të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm, dhe të ofrojmë mbështetje për organizata dhe individë që përpiqen për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Megatek, kompania lider në Shqipëri vazhdon të jetë një partner i qëndrueshëm për komunitetin, i përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë shqiptare, por jo vetëm.


