Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët

    E pabesueshma çfarë ndodh me Italinë, Maldini përmend dorëheqjen vetëm 16 ditë pas emërimit

    Mamdani e kërcënoi me arrestim, Netanyahu i përgjigjet kryebashkiakut të New York: Po nxit urrejtje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mediat greke zbulojnë gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Janullatos

    January 4, 2025

    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos u transportua më 3 janar në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore dhe po trajtohet në spitalin Evangelismos.

    Media greke “Protodhema” shkruan se ai u transportua nën mbikëqyrjen e një mjeku dhe dy infermierëve, personel i trajnuar për transportin ajror.

    Avioni C-27J që transportoi Kryepeshkopin ortodoks nga Tirana, u ul në orën 19:34 në bazën ajrore të Elefsinës.

    Janullatos aktualisht po i nënshtrohet disa analizave laboratorike. Sipas të njëjtave informacioneve, kryepeshkopi nuk është i intubuar dhe po komunikon me të pranishmit.

    Anastas Janullatos u shtrua më 30 dhjetor në një spital të Tiranës. Në atë kohë ai u konstatua se ishte prekur nga një virus sezonal dhe shtrimi i tij në spital u gjykua i nevojshëm kryesisht për arsye parandaluese, nisur nga mosha (95 vjeç) dhe shëndeti i rënduar.

    Por të premten, 3 janar, ai ka paraqitur një përkeqësim të konsiderueshëm. Virusi është shndërruar në infeksion dhe sipas informacioneve ai ka përjetuar gjakderdhje në sistemin tretës.

    Për këtë shkak u gjykua e domosdoshme që ai të transferohej në Athinë dhe në veçanti në spitalin Evangelismos, ku do të trajtohet në një repart të thjeshtë dhe jo në Repartin e Terapisë Intensiv, siç thuhej fillimisht.

    Ndërkaq, Valbona Duri, nga zyra e Marrëdhënieve me publikun në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë njoftoi se: “Gjendja e Kryepiskopit Anastas eshtë e stabilizuar, por për diagnostikim më të specializuar të sugjeruara nga mjekët, u dërgua në Athinë”, sqaroi shkurtimisht Valbona Duri.

    Kryepeshkopi Anastas u shtrua në të njëjtin spital, në nëntor 2020, kur u infektua me koronavirus.

    gjendja greqi janullatos spital
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët

    July 27, 2026

    E pabesueshma çfarë ndodh me Italinë, Maldini përmend dorëheqjen vetëm 16 ditë pas emërimit

    July 27, 2026

    Mamdani e kërcënoi me arrestim, Netanyahu i përgjigjet kryebashkiakut të New York: Po nxit urrejtje

    July 27, 2026

    Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit! “Prin” Maqedonia e Veriut

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.