Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një grua 66-vjeçare nga Bosnjë e Hercegovina humbi jetën pasi u mbyt në det.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13, gjatë kohës kur turistja po lahej në ujërat e detit Adriatik në bgregdetin e Dirrësit.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë fatkeqësi, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.
Policia njofton se hetimet janë në vazhdim dhe do të sqarojnë çdo detaj lidhur me ngjarjen.

