Një ngjarje tronditëse është shënuar në Meksikë, ku një 63-vjeçare ka ekzekutuar me 6 plumba nusen e saj, brenda në shtëpi.
Prezentë në këtë çast tmerri kanë qenë djali i autores dhe nipi i saj 8 muajshe. Pas krimit ajo është larguar nga banesa, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e saj.
Sipas mediave lokale, pas krimit ajo mësohet t’i ketë thënë djalit të saj se nusja e kishte mërzitur pasi i kishte marrë dashurinë e tij, pra të të birin.


