Reperi shqiptar G-Bani ka shprehur ngushëllimet e tij të përzemërta për Gjestin dhe familjen e tij, pas aksidentit tragjik në Pejë të Kosovës që i mori jetën vëllait të këngëtarit, Elidon Kelmendi.
Në një postim në Instagram, G-Bani shprehet me lot në sy se do të shtyjë publikimin e këngës së tij të re për shkak të ngjarjes tragjike:
“Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Kam ngrënë bukë me atë njeri, kam jetuar në një shtëpi me të. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: ‘Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.’ Nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më minimale. Nuk kam fjalë.”

Ai shton se lajmi për vdekjen e vëllait të Gjestit e ka tronditur:
“Sapo mora vesh që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në aksident. Momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e tij. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta.”
Për ngushëllime kanë reaguar edhe shumë personazhe të showbiz-it shqiptar, mes të cilëve Loredana Brati, Rizarta Hoxha, Rozana Radi etj. Rozana Radi ka publikuar një shirit të zi në Instagram dhe ka shkruar:
“Kurrë mos të kishte ardhur dita e sotme… si me ngushëllu një nënë e një baba, si me ngullëllu një vëlla e një motër? O Zot, mbaje pranë e jepu forcë.”




