Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-komandanti i Shtabit të UÇK-së sqaron rolin e Dritan Goxhajt: Nuk ka qenë kurrë në front

    Ministri Lamallari takon kreun e Eurojust: Mbështetja për institucionet e drejtësisë, thelbësore në rrugën drejt standardeve evropiane

    Holanda shënon rastin e parë të vdekjes së asistuar për një fëmijë nën 12 vjeç

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Më keq se çdo vend në rajon, 33% e shqiptarëve kanë vështirësi ekonomike për blerjen e ilaçeve

    September 25, 2024
    Më keq se çdo vend në rajon, 33% e shqiptarëve kanë vështirësi ekonomike për blerjen e ilaçeve

    TIRANË– Shqipëria ka përqindjen më të madhe të njerëzve në Rajon që përballen më vështirësi për blerjen e barnave dhe shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shëndetësore sipas të dhënave nga anketa e Barometrit të Ballkanit që është realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

    33 për qind e 1000 personave të pyetur në Shqipëri pohuan se gjatë vitit të fundit familja e tyre ishte përballuar më së paku një herë më vështirësi për blerë barnat e referuara që nuk ishin mbuluara nga skema e sigurimeve.

    Në vendet e tjera të Rajonit qytetarët përballeshin me më pak vështirësi në sigurimin e ilaçeve. Psh vetëm 15 për qind e të anketuarve në Bosnjës pohuan se nuk mund të siguronin barnat jashtë skemës së sigurimeve.

    Kjo përqindje në Kosovë ishte 13, Maqedoninë e Veriut 31%, në Malin e Zi 25% dhe në Serbi 12%. (shiko tabelën e mëposhtme).

    Gjithashtu Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin përqindjen më të madhe të njerëzve në Rajon (36% secila ) që nuk përballonin kostot e shërbimeve shëndetësore që nuk ishin të mbuluara nga skema e sigurimeve.

    Shqetësimet e qytetarëve për kostot e barnave vijnë në raport të drejtë me fondet që japin qeveritë e vende për rimbursimin e barnave.

    Qeveria shqiptare jep nivelin më të ulët të fondeve për rimbursimin e barnave në rang europian sipas të statistikave të OBSH.

    Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44% janë mbuluar nga fondi i rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.

    Shqiptarët mbajnë një barrë të rëndë financiare për shërbimet shëndetësore, edhe pse në vendin tonë ato ofrohen falas.

    Në listat e rimbursimit është një gamë e ulët e produkteve farmaceutike dhe qytetarët shpesh përdorin fondet e veta për blerjen e medikamenteve.

    Të dhëna ndërkombëtare tregojnë se vendi ynë ka ende një konsum të ulët për frymë të produkteve farmaceutike, por në të njëjtën kohë përballen me shpenzime të larta nga xhepi në krahasim me Rajonin dhe vendet e tjera të Europës.

    Nga viti 2013 deri më 2022, importet e produkteve farmaceutike në vlerë u rritën me 11,3 miliardë lekë, ndërsa fondet për rimbursimin e medikamenteve u rritën me 3 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare.

    Kjo ecuri tregon se shpenzimet nga xhepi për blerjen e produkteve farmaceutike janë rritur vitet e fundit./MONITOR

    blerja e ilaçeve shpenzimet per ilaçet Varferia ne Shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-komandanti i Shtabit të UÇK-së sqaron rolin e Dritan Goxhajt: Nuk ka qenë kurrë në front

    June 24, 2026

    Ministri Lamallari takon kreun e Eurojust: Mbështetja për institucionet e drejtësisë, thelbësore në rrugën drejt standardeve evropiane

    June 24, 2026

    Holanda shënon rastin e parë të vdekjes së asistuar për një fëmijë nën 12 vjeç

    June 24, 2026

    Fitoi zgjedhjet, Kurti: Negociatat ndërpartiaket pas certifikimit, nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.