Ditën e sotme gjykata greke vendosi të lërë në paraburgim shqiptarin Kastriot Cenko i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Alba Cenko.
Ai ka pohuar vrasjen e bashkëshortes Alba Cenko, duke thënë se “donte të kthehej pas në kohë”.
Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për vrasjen e 32-vjeçares në Ampelokipi të Greqisë.
Autori, i cili u dorëzua në Polici 1 javë pas krimit, pasi kishte fshehur trupin në papafingo, përsëriti në gjykatë se në nuk kishte planifikuar të vriste gruan e tij.
“Më pushtoi paniku kur kuptova që ajo kishte vdekur”, ka thënë Cenko.
I akuzuari sipas dëshmisë së tij ka tentuar ta ringjallë viktimën pas goditjes, por kur e kuptoi se ajo kishte vdekur, atë e zuri paniku dhe vendosi të fshihte trupin dhe ndaj shitrej si viktima nëpërmjet mesazheve.


