GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Athinë, ku viktimë mbeti 45-vjeçari shqiptar Irakli Davella.
Ai u qëllua me një plumb në kokë sapo doli nga një kafene ndërsa është plagosur rëndë Edi Lulo me origjinë nga Tirana.
Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve, pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe këndi i lojërave të lokalit nga ku viktima doli para se të qëllohej.
Media greke shkruan se ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë për ngjarjen tragjike.
“Më kanë vrarë babanë!”,-thuhet se është shprehur ai. Irakli Davella nga Saranda, mësohet se ishte i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, e cila studionte për drejtësi.
Një grua e pranishme në vendngjarje ka rrëfyer se kur kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kanë menduar se po hidheshin fishkzjarrë, por një fëmijë ka parë ngjarjen, dhe u ka thënë “i kanë vrarë, i kanë goditur”.
“Kemi dëgjuar të shtëna dhe pamë njerëz të veshur me të zeza. Në fillim menduam se po shkrepnin fishekzjarre. Më pas, pamë një fëmijë që po thoshte “i kanë vrarë, i kanë goditur”. Policia erdhi mjaft shpejt, dhe pas pak minutash filloi të mblidhej populli, pasi në fillim nuk kuptuan çfarë kishte ndodhur.”-deklaroi ajo./Radar.al
Vr*sja e 45-vjeçarit shqiptar në Athinë/ Pamjet nga vendi i ngjarjes, viktima i shtrirë në tokë


