Këngëtari G Bani u përjashtua të dielën nga gara e “Big Brother VIP Albania” pas një incidenti të ndodhur në shtëpi ku ai gjuajti me shpullë në fytyrë Gjestin.
Pasi lajmi është bërë publik nga produksioni, ka shkaktuar reagime të shumta nga publikimi i këtij vendimi.
Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” është biseduar për largimin e G Banit si pasojë e dhunës fizike ndaj Gjestit.
Pas daljes nga shtëpia përveç intervistës ekskluzive për BBV Fan Club në ambjentet e Top Channel është vënë re se ai ka mbyllur Instagramin e tij zyrtar dhe duket sikur është ‘zhdukur’.
Mëngjesin e sotëm Blendi Salaj i ka bërë një ftesë publike për të qenë pjesë e emisionit Wake UP.
Blendi: Unë i bëj një ftesë publike G Banit që të vijë në “Wake Up”./Radar.al


