Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Mbyllet ujësjellësi në Mitrovicën e Veriut, Lista Serbe i shkruan faktorit ndërkombëtar

    May 13, 2025

    Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur sot ujësjellësin “Ibar” në Mitrovicën e Veriut, një kompani që funksiononte në kuadër të sistemit paralel serb.

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky veprim u bë me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të dikasterit qeveritar që ajo drejton.

    “Ky është një hap konkret që i shërben sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e shtetit tonë”, shkroi ajo në Facebook.

    Sipas Rizvanollit, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti, ndërmjet Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovica dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, “shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica”.

    Ndaj këtij veprimi ka reaguar Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – duke iu drejtuar komunitetit ndërkombëtar në Kosovë me një letër të hapur.

    “Ky akt përfaqëson një tjetër në vargun e veprimeve të njëanshme dhe provokuese, të cilat në vend se të kontribuojnë në stabilizimin e situatës, thellojnë tensionet dhe shkaktojnë frikë të justifikuar tek popullata”, thuhet në këtë letër, drejtuar ambasadave të vendeve të QUINT-it, Bashkimit Evropian, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, të cilën kjo parti e ka shpërndarë për media.

    “Qytetarët janë me të drejtë të shqetësuar për sigurinë dhe furnizimin e rregullt me ujë, veçanërisht të institucioneve shëndetësore dhe konvikteve studentore. Nëse veprime të tilla vazhdojnë, ekziston rreziku real për pasoja serioze humanitare dhe shëndetësore”, thuhet më tej në letër, ku u bëhet thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë.

    Prishtina zyrtare i konsideron institucionet e Serbisë për komunat në Kosovë si paralele dhe ilegale, dhe ka nisur mbylljen e tyre në fillim të vitit 2024.

    Deri më tani, për shkak të “aktivitetit të paligjshëm” ose “falsifikimit të dokumenteve” – siç e përshkruan Prokuroria e Kosovës punën e institucioneve serbe – janë mbyllur organet komunale të përkohshme, qendrat për punë sociale, Posta e Serbisë, Banka Kursimore Postare, Fondi i Sigurimit Pensional, Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe institucione të tjera./REL

    “Inkurajojmë numërimin”/ Ngërçi me votën e Greqisë, PS: S’kundërshtojmë pretendimet e PD

    Fitorja e thellë e PS-së, pritet që Rama të prononcohet nesër

    Fitorja e thellë e PS/ Berisha njofton protestë më 16 Maj

    Artane Rizvanolli Lista Serbe ujësjellësi në Mitrovicën e Veriut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.