TIRANË– Prej të premtes së 15 Majit deri më 18 Maj portali që ofron shërbime për qytetarët, e-Albania do të jetë jashtë funksionit duke nisur nga 15 maji.
Përmes njoftimit për shtyp, portali sqaron se për 4 ditë me radhë, 15 maj, deri në 18 maj, do jetë jashtë funksionin, pasi do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
NJOFTIMI:
Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:
15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00
Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin./Radar.al


