Site icon Informohu siç duhet

Vetëm 1 orë e 30 minuta protestë/ Mbeten 3 policë të lënduar, mbyllet tubimi, Berisha niset drejt Romës

Vetëm 1 orë e 30 minuta protestë/ Mbeten 3 policë të lënduar, mbyllet tubimi, Berisha niset drejt Romës

TIRANË– Ka përfunduar pas 1 ore e 30 minutave protesta e opozitës para godinës së Kryeministrisë. Me përfundimin e fjalimit që mbajti Sali Berisha ku tregoi se do t’i drejtohej aeroportitt të Rinasit për të fluturuar drejt Romës ku do të takohet me emigrantët shqiptarë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është boshatisur.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo e sotmja ishte një protestë e qetë dhe pa përplasje të ashpra. Megjithatë 3 efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar në sy, dorë dhe fytyrë pasi disa tubues hodhën kapsolla në momentin që Berisha u ngjit në podium për të mbajtur fjalimin e tij./Radar.al

Lëndime në sy, dorë dhe fytyrë, 3 policë të dëmtuar nga shpërthimet me lëndë piroteknike në protestën e opozitës

Berisha mbërrin para Kryeministrisë, nis protesta e PD kundër qeverisë

30 minuta me vonesë nga orari zyrtar, Berisha në “ankth”, momenti kur sheh orën

 

Exit mobile version