Fluturimet e para zyrtare nga Aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” nisën më 15 Korrik 2021. Linjat e para ishin nga Kukësi drejt Zyrihyt në Zvicër dhe Stambollit, dhe anasjelltas. Ndërsa më vonë u shtuan dhe linja të tjera loë cost.
Por, kompania e fluturimeve loë cost “Wizz Air” ka mbyllur të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Kukësit, qê nga data 14 Korrik 2023.
Fluturimet i ka anulluar edhe Air Albania. Nëse futeni në faqen e Air Albania, Aeroporti i Kukësit tashmë “nuk ekziston”.
Radar.al vizitoi faqen zyrtare të Aeroportit të Kukësit dhe aty nuk gjen asnjë fluturim në ikje apo në mbërritje.
Koncesioni i dhënë për një afat 35 vjeçar ky koncesion ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro( 1 euro=107 lekë).
Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.
Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69. Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë.


